NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PRAKTIKËS PROFESIONALE PERIUDHA E TRETË 2024-2025
Në zbatim të shkresës nr.5339/1 prot., date 30.08.2024 , “Për zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin shkollor 2024-2025, ZVAP Krujë shpall afatet e regjistrimit të kandidatëve nëpërmjet platformës e-albania, për periudhën e dytë në datat 03.03.2025, ora 8:00 -14.03.2025, ora 24 00.
Në zbatim të Urdhërit nr.100, datë 25.02.2022 “Për miratimin e rregullores për organzimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit”,neni 14, pika 3, kandidatët për zhvillimin e praktikës profesionale duhet të ngarkojnë në platformën e aplikimit online, dokumentat si më poshtë:
1.shtojca nr.5, (formulari i aplikimit)
2.Jetërshkrimi i praktikantit
3.Dokumenti i identitetit (ID)
4.Diplomat+liste notash
5.Raport mjeko-ligjor
6.Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
7.Vërtetim nga prokuroria dhe gjykata se nuk eshte ne procedim penal.
Shënim:Dokumentat janë të detyrueshme dhe duhet të jenë te skanuara nga origjinali.
Në mungesë të pajisjes me diplomë të ciklit të dytë të studimeve, kandidati për praktikant duhet të pajiset nga Universiteti përkatës me një vërtetim ku të specifikohet që ai/ajo:
Ka shlyer të gjitha detyrimet për përfundimin e ciklit të dytë të studimeve në edukim.(si dhe njohjen e gjuhës së huaj,në bazë të testimeve të njohura ndërkombëtare dhe në nivelin e specifikuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi);-emërtesa e plotë dhe lloji i programit të ciklit të dytë të përfunduar
- a-viti i përfundimit
- b-numri i matrikullimit
- c-data e diplomimit
NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PRAKTIKËS PROFESIONALE PERIUDHA E DYTË 2024-2025
Në zbatim të shkresës nr.5339/1 prot., date 30.08.2024 , “Për zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit për vitin shkollor 2024-2025, ZVAP Krujë shpall afatet e regjistrimit të kandidatëve nëpërmjet platformës e-albania, për periudhën e dytë në datat 02.12.2024-13.12.2024, ora 24 00.
Në zbatim të Urdhërit nr.100, datë 25.02.2022 “Për miratimin e rregullores për organzimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit”,neni 14, pika 3, kandidatët për zhvillimin e praktikës profesionale duhet të ngarkojnë në platformën e aplikimit online, dokumentat si më poshtë:
1.shtojca nr.5, (formulari i aplikimit)
2.Jetërshkrimi i praktikantit
3.Dokumenti i identitetit (ID)
4.Diplomat+liste notash
5.Raport mjeko-ligjor
6.Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore
7.Vërtetim nga prokuroria dhe gjykata se nuk eshte ne procedim penal.
Shënim:Dokumentat janë të detyrueshme dhe duhet të jenë te skanuara nga origjinali.
NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E INTERVISTËS SË PRAKTIKËS PROFESIONALE PERIUDHA E PARË 2024-2025
ZVAP Krujë njofton të gjithë praktikantët që gjatë këtij tremujori kanë ndjekur praktikën profesionale pranë institucioneve arsimore të ZVAP Krujë, të bëjnë dorëzimin e Portofolit Profesional në datat: 17.12.2024-18.12.2024 nëpërmjet shërbimit postar.
Ju rikujtojmë që përvec dokumenteve të portofolit profesional që i gjeni të listuara në Rregulloren e sipërcituar, në dosje duhet të vendosni edhe vlerësimin final të mentorit të firmosur nga drejtori i shkollës.
Ju njoftojmë se intervista finale do të zhvillohet me datë 23.12.2024 pranë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Mustafa Myrteza Kaçaçi” Krujë, ora 10:00, (Neni 20, pika 2, germa b, e rregullores së praktikës profesionale).
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!
NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E E PRAKTIKËS PROFESIONALE PERIUDHA E DYTË, VITI 2023-2024
NJOFTIM PËR ZHVILLIMIN E PRAKTIKËS PROFESIONALE PËR VITIN MËSIMOR 2023-2024
http://zvapkruje.arsprints.com/wp-content/uploads/2023/08/Document-19.pdf
VLERËSIMI I PRAKTIKANTËVE TË PRAKTIKËS PROFESIONALE PËR PERIUDHËN E DYTË, VITI MËSIMOR 2022-2023
Mbështetur në Ligjin Nr 69/2012 i ndryshuar ” Për sistemin arsimor parauniversitar në
Republikën e Shqipërisë” si dhe referuar Urdhërit me Nr. 100 datë 25.02.2022 “Për organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit “, mbështetur në shkresën e Ministrisë Arsimit dhe Sportit me Nr. 4866/2 datë 20.07.2022 “Pë disa ndryshime dhe shtesa në rregulloren për organizimin dhe zhvillimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit”,
Ju bejmë me dije se do të ngrihet komisioni për vlerësimin e praktikantëve të praktikës profesionale për periudhën e dytë, për vitin shkollor 2022-2023 ,sipas profileve përkatese bashkëlidhur grafikut.
NJOFTIM PËR PRAKTIKËN PROFESIONALE PËR TREMUJORIN E PARË 2022-2023
http://zvapkruje.arsprints.com/wp-content/uploads/2022/12/Praktika-Profesionale.pdf